HomeLajmeLajmet e FunditAzemi: Shpërndarja e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat pritet të...

Azemi: Shpërndarja e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat pritet të nisë nga nesër ose të hënën

Të ngjajshme

Trump anulon sulmet ndaj Iranit, pritet finalizimi i një marrëveshjeje

Presidenti Amerikan, Donald Trump ka anuluar sulmet ndaj Iranit. Një...

Haradinaj për ditën e çlirimit: Nderim i përjetshëm për trimat e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e...

Humbi në malet e Përmetit, gjendet turisti amerikan pas 10 orë kërkimesh

Një turist amerikan ka humbur në zonën malore të...

Përfundon numërimi në 35 QKN, mbesin vetëm edhe Prishtina, Prizreni e Gjilani

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Kush me kë? Qëndrimet e qarta, por pazaret ende larg

Pas një viti e gjysmë paqëndrueshmëri institucionale, zgjedhjet e...

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka reaguar lidhur me vonesat në shpërndarjen e 100 eurove të premtuara nga qeveria në detyrë për punëtorët e sektorit privat.

Në lidhje direkte për emisionin Gazeta, Azemi tha se procesi i realizimit të kësaj mase kishte ngecur, duke krijuar pasiguri te përfituesit.

“Veprimet për këto shtesa ranë në një farë gjumi dhe ne e pamë që diçka nuk po funksiononte. Është normale që pas kërkesave të punëtorëve, na u desh të intervenojmë dhe të kërkojmë publikisht nga kryeministri dhe ministri i Financave që t’i ngrisin këto çështje”, deklaroi ai.

Sipas Azemit, megjithëse bëhet fjalë për një shumë jo të madhe, ajo është premtuar dhe punëtorët kanë të drejtë të dinë se kur do të realizohet pagesa.

Është një shumë e vogël, e premtuar, dhe punëtorët dëshirojnë ta dinë se kur do të ndodhë kjo”, tha ai.

Kryetari i sindikatës bëri të ditur se, bazuar në informacione jozyrtare që disponon organizata që ai drejton, procesi i ndarjes së mjeteve pritet të nisë shumë shpejt.

“Sipas informacioneve tona jozyrtare, kjo ndarje e mjeteve do të fillojë nesër, eventualisht më së largu të hënën”, u shpreh Azemi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz