Agim Ademi nga Mexico City publikon fotografi me Çeferinin: Shpresoj që trofeu i Kupës së Botës të rikthehet në Evropë
dp

Lexo edheGjithçka gati për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, ja sa tifozë do të jenë në stadium

Me këtë rast, Ademi ka publikuar një fotografi së bashku me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, duke vlerësuar rolin dhe ndikimin e futbollit evropian në turneun më të madh futbollistik në botë, transmeton lajmi.net.
“Gjithmonë me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin. Edhe në Kupën e Botës 2026, UEFA zë një vend të veçantë dhe ka rol të rëndësishëm, si përmes numrit të madh të kombëtareve pjesëmarrëse, ashtu edhe si konfederata më e suksesshme dhe më e fuqishme në futbollin botëror”, ka shkruar Ademi.
Kreu i FFK-së u ka uruar suksese presidentit të UEFA-s dhe të gjitha federatave anëtare të saj, duke shprehur bindjen se trofeu i Kupës së Botës mund të rikthehet sërish në kontinentin evropian.

Lexo edheGjithçka gati për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, ja sa tifozë do të jenë në stadium
“Presidentit Çeferin dhe të gjitha federatave anëtare të UEFA-s ju uroj suksese në këtë turne madhështor, me shpresën që trofeu i Kupës së Botës të rikthehet sërish në Evropë”, ka deklaruar Ademi./lajmi.net/