HomeSportIsh-futbollisti i Eintrachtit me akuza ndaj Niko Kovacit: Pas një interviste më...

Ish-futbollisti i Eintrachtit me akuza ndaj Niko Kovacit: Pas një interviste më largoi nga ekipi

Të ngjajshme

Ish-mbrojtësi i Eintracht Frankfurtit, Yanni Regasel, ka bërë deklarata të forta ndaj ish-trajnerit të tij Niko Kovac, i cili aktualisht drejton Borussia Dortmundin.

Në një intervistë për emisionin në YouTube të ish-bashkëlojtarit Bilal Kamarieh, 30-vjeçari kujtoi periudhën e tij te Eintrachti mes viteve 2016 dhe 2018, duke pretenduar se marrëdhënia me trajnerin kroat u përkeqësua pas një interviste të dhënë para finales së Kupës së Gjermanisë në vitin 2017, shkruan Indeksonline

Sipas Regaselit, gjithçka ishte normale në fillim, por më pas ai humbi vendin në ekip pa e kuptuar arsyen.

“Më telefonuan nga gazeta dhe më pyetën pse nuk po luaja. Unë thashë vetëm se nuk e kuptoja, sepse po jepja maksimumin dhe shpresoja të luaja. Por fjalët e mia u shtrembëruan plotësisht”, deklaroi ai.

Ish-futbollisti pretendon se media publikoi një titull që e paraqiste atë si kritik të Kovacit vetëm pak ditë para finales së Kupës kundër Borussia Dortmundit.

Pas publikimit të artikullit, Regasel thotë se drejtuesit e klubit i kërkuan të kërkonte falje trajnerit. Ai pretendon se i shpjegoi Kovaçit se deklaratat nuk ishin transmetuar në mënyrën si i kishte dhënë.

“Ai më tha se nuk kishte problem dhe se e dinte që isha pak i drejtpërdrejtë si berlinez. Mendova se gjithçka ishte në rregull. Por papritur nuk isha më as në skuadër për finalen e Kupës”, u shpreh Regäsel./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz