HomeLajmeProtestës në Shqipëri i bashkohen edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut e...

Protestës në Shqipëri i bashkohen edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshevës

Të ngjajshme

“Viva Mexico!”: Dramë në ndeshjen hapëse, gola, kartona të kuq dhe spektakël

Një nga shtetet organizatore, Meksika e ka nisur Kupën...

LVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës

Lëvizja Vetëvendosje ka shtuar një numër të përfaqësimit në...

Shtohen problemet për Afrikën, mbetet me një lojtar më pak

Janë vështirësuar punët për Afrika e Jugut, në ndeshjen...

Mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës në ditën e 12 të saj, teksa bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ gumëzhin nga rinia që njëzëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kësaj radhe protestës, i janë bashkuar edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, ku janë solidarizuar me qytetarët në kryeqytet me thirrjet: Jemi jemi bashkë!

Në protestën e sotme në Tiranë, të forta kanë qenë thirrjet e qytetarëve kundër qeverisë. Rama jep dorëheqjen”, janë thirrjet e qytetarëve.

Shqiptarët akuzojnë kryeministrin Rama për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Një lumë protestuesish janë derdhur në rrugët e Tiranës. Në Bulevard “oshëtin” thirrja “Edi Rama jep dorëheqjen”.

“I keni parë si krekosen me Facebook e Instragram, fshijini. Bojkotojini nga të gjitha anët. Dhe të gjithë patronazhistave, u them se nuk kemi frikë”, u shpreh një tjetër qytetar.

Siç tashmë e kanë bërë traditë, në ditën e 12 të protestës, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke treguar vendosmëri ndaj qëndrimit të tyre për t’i dhënë goditjen e fundit qeverisjes së Edi Ramës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz