HomeLajmeMatësit e energjisë digjen në një objekt në Prishtinë

Matësit e energjisë digjen në një objekt në Prishtinë

Të ngjajshme

Barcelona nis procedura ligjore ndaj Florentino Perez për shpifje

Barcelona ka njoftuar se ka ndërmarrë hapa ligjorë kundër...

Ymeri për ZRrE-në: Është palë e inkriminuar në skandalin e energjisë

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina...

Muja: Shpallen 65 përfituesit e LOT 2 në kuadër të skemës së granteve për zhvillim rural

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,...

Sami Lushtaku: S’kam mëndu kurrë që kam me varrosë Sahit Jasharin

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është deklaruar lidhur me...

Një ngjarje e papritur ka ndodhur mbrëmë, në lagjen Dardania në Prishtinë.

Në një kompleks banesor, papritmas dhe nga shkaqe të panjohura, matësit e energjisë elektrike kanë marrë flakë, raporton IndeksOnline.

Një nga banorët e atij blloku ka deklaruar për IndeksOnline se së pari ishte ndalur një linjë e energjisë, si pasojë e së cilës kanë mbetur pa furnizim plot pajisje, përfshirë dhe ashensorin e objektit.

Më pas, orët matëse që gjenden në katin e parë të bllokut, u përfshinë nga zjarri.

“Ka pasur shumë tym, tym që të ngufatë. Ne, banorët, u detyruam të mbyllim dyert dhe të shpresojmë që zjarri të mos rritet. Hyrja e objektit ka qenë e bllokuar. I kemi lajmëru menjëherë zjarrfikësit dhe KEDS-in” deklaroi për IndeksOnline një banore në atë ndërtesë.

I gjithë objekti vazhdon të qëndrojë pa energji, teksa ekipet e KEDS-it aktualisht janë duke punuar në rrjetin furnizues në këtë ndërtesë.

IndeksOnline ka kontaktuar KEDS-in dhe është në pritje të një përgjigjeje nga ta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz