HomeLajmeKQZ numëron 31 nga 47 kutitë e votave nga diaspora, përfundon procesi...

KQZ numëron 31 nga 47 kutitë e votave nga diaspora, përfundon procesi në disa ambasada e konsullata

Të ngjajshme

Festë e çmendur në Kairo, yjet e Egjiptit priten me fishekzjarre

Kombëtarja e Egjiptit pati një Kampionat Botëror të shkëlqyer. “Faraonët”,...

Zhduket një person nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Milazim Jaha, 44-vjeçar banor i fshatit Stagovë në Kaçanik,...

Ky është personi që mbeti i plagosur sonte në Pejë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e...

Greenwood arrin marrëveshje me Fenerbahçen, do të luaj krah Muriqit

Mason Greenwood ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen. Anglezi, shihet si...

Pasi pranoi pakot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi numërimin e votave nga Konsullatat dhe Ambasadat e Republikës së Kosovës – gjithandej nëpër botë.

Nga të dhënat e fundit, janë numëruar 31 nga 47 pako.

Derisa kutitë e plot përfaqësive diplomatike i janë nënshtruar procesit të numërimit, ka ende të tilla në pritje.

Janë numëruar të gjitha votat në të vetmen kuti nga Ambasada e Kosovës në Otavë, teksa është numëruar vetëm 50 përqindëshi i votave nga Ambasada në Bernë.

Në përditësimin e fundit bëhet e ditur se janë numëruar po ashtu 2/3 e votave nga Ambasada në Cyrih, si dhe përfundoi numërimi i të vetmes kuti nga Ambasada në Pragë.

2 nga 2 pakot e Berlinit u numëruan po ashtu, bashkë me 4 pakot me mbi 3 mijë vota nga Konsullata në Dyseldorf.

Janë numëruar të gjitha votat e hedhura në Konsullatën në Frankfurt, bashkë me ato në Hamburg.

Procesi i numërimit përfundoi edhe për votat e ardhura nga Konsullata e Mynihut, Milanos, Stambollit, Nju-Jorkut e Shtutgartit, bashkë me ato të Ambasadës në Zagreb, Budapest, Romë, Hagë, Ankara e Uashington.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz