HomeLajmeYmeri për ZRrE-në: Është palë e inkriminuar në skandalin e energjisë

Ymeri për ZRrE-në: Është palë e inkriminuar në skandalin e energjisë

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta motra e heronjve, Fahri e Bahri Fazliu

Është ndarë nga jeta Kimete Fazliu-Podvorica, motra e dy...

Futbollistit ganez i ndalohet hyrja në Kanada, do të humbas ndeshjen e Kupës së Botës

Futbollistit ganez, Thomas Partey i është ndaluar hyrja në...

A rrezikon të shuhet PSD-ja pas zgjedhjeve?

Nol Nushi ka deklaruar se Partia Socialdemokrate e nisi...

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Republika e Kosovës ka shënuar sot një moment të...

KQZ numëron 31 nga 47 kutitë e votave nga diaspora, përfundon procesi në disa ambasada e konsullata

Pasi pranoi pakot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi numërimin...

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në një intervistë në EURO n’T7, ka thënë se sektori i energjisë vazhdon të përballet me skandale, ndërsa faturën e tyre vazhdojnë ta paguajnë qytetarët.

Ajo gjatë intervistës ka treguar se, pas publikimit të skandaleve që kanë zënë vend deri në Bruksel, për më shumë se 30% ka rënë çmimi i bartjes ndërkufitare të energjisë elektrike, nga 7.5 milionë në 2.5 milionë euro.

“Mendoj se këtu ka ndikuar shumë hetimi që është bërë dhe është duke u bërë. Rrugët rajonale tregtare janë pjesë e rajonit ndërkombëtar dhe nuk mundet me i injoru ZRrE-ja, aq më pak kjo e fundit, për të cilën unë mendoj se është palë e inkriminuar në këtë pikë. Kjo ka ndikuar që në këtë pikë me pas edhe vëmendje ndërkombëtare, e që mundet me u përcjellë edhe me dënime, siç ka ndodhur në Rumani, ku vetë EFT-ja, ose kompania e Vuk Hamoviqit, është dënuar. Gjëja më e paktë që këta kanë mujt me ba pas nisjes së hetimeve është zvogëlimi i çmimeve ndërkufitare të energjisë elektrike. Për të njëjtët kufij, Kosovë–Mali i Zi dhe Kosovë–Maqedoni e Veriut, në vitin 2024 çmimi ka qenë më i vogël, në vitin 2025 ngritet edhe me miratim të ZRrE-së, e më pas nisin hetimet dhe çmimet bien. Padyshim, ulja e çmimeve ka të bëjë edhe me hetimet e nisura”, ka thënë deputetja Ymeri.

Deputetja Ymeri është shprehur e bindur se, po të mos kishte debat publik dhe nisje të hetimeve, ne do ta kishim paguar bartjen për një megavat mbi 800 euro.

“Përveç që kemi paguar shumë shtrenjtë bartjen e energjisë së importuar, siç shihet edhe në raportet e vitit 2025, ne paguajmë deri në 140 euro për një megavat, derisa KEDS-i e merr nga KEK-u me 29.5 euro megavatin. Imagjino sa shumë jemi duke blerë energji elektrike dhe në dorë të kujt ka rënë tregu i energjisë elektrike. Në bartje kemi ndikuar pas hetimeve edhe në çmim, edhe në anën teknike, por tash duhet me punu shumë në ndaljen e pazarit ditor dhe me ulë çmimin”, ka shtuar Ymeri.

Sipas saj, edhe kur në bursa çmimi për megavat ka qenë nga 101 deri në 108 euro, ne kemi paguar deri në 140 euro për megavat dhe kjo tregti, që shkon në dëm të qytetarëve, duhet të ndalet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz