HomeLajmeHapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Të ngjajshme

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

Nga dita e sotme, qytetarët do të paguajnë më...

Ish-futbollisti i Milanit arrestohet në Zagreb, dyshohet për një rast korrupsioni

Ish-reprezentuesi i Kroacisë, Dario Simic, është arrestuar mëngjesin e...

Vetëdorëzohet i dyshuari për plagosjen me armë zjarri në Pejë

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e...

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka intensifikuar aktivitetet për...

Rrahu nënën dhe motrën, arrestohet burri nga Fushë Kosova

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet...

Republika e Kosovës ka shënuar sot një moment të rëndësishëm diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar me hapjen e shtëpisë së përhershme të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada e Kosovës në Londër e cilësoi këtë si një ditë të veçantë për shtetin e Kosovës, duke theksuar se hapja e selisë së re pasqyron forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe përkushtimin për përfaqësimin dinjitoz të shtetit të Kosovës.

Selia e re e Ambasadës ndodhet në adresën “9 Orme Court, London W2 4LR”, dhe pritet të shërbejë si një qendër e rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Kjo ambasadë do të shërbejë si një urë edhe më e fortë bashkëpunimi, miqësie dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Në fund të njoftimit, Ambasada ka uruar Kosovën për këtë arritje, duke shprehur besimin për suksese të mëtejshme në këtë kapitull të ri të diplomacisë kosovare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz