HomeLajmeOsmani pas rezultatit zgjedhor: S’është fundi i një gare, por vazhdimi i...

Osmani pas rezultatit zgjedhor: S’është fundi i një gare, por vazhdimi i një misioni

Të ngjajshme

Cakolli: Nëse shkohet sërish në zgjedhje, mund të mbahen prapë në dhjetor

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se nëse shkohet...

“Ishte vetëm pauzë”, KQZ mohon se ka rënë sistemi në QKN “1 Tetori” në Prishtinë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka...

Super Super Olise, kompleton hattrickun ndaj Irlandës së Veriut

Franca shënoi dhe të tretin ndaj Irlandës së Veriut. Dhe...

Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti është finalistja e parë e Ferma...

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka falënderuar qytetarët për siç ka thënë mundësinë e dhënë, për çdo votë e për çdo fjalë inkurajuese.

Osmani, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ky rezultat nuk është fundi i një gare, por vazhdimi i një misioni.

“Ky rezultat nuk është fundi i një gare. Është vazhdimi i një misioni. Një mision për t’i shërbyer Kosovës me përkushtim, me ndershmëri dhe me respekt për secilin qytetar, pa dallim”, ka thënë ajo.

Ajo, ka shkruar se në këto zgjedhje ka marrë pjesë me qëllim që të ndihmoj në ringritjen e LDK-së

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

të dashur mbështetës e votues të LDK-së,

Nga zemra, ju faleminderit.

Faleminderit për mundësinë që na dhatë, për çdo votë, për çdo fjalë inkurajuese, për çdo dorë të shtrirë dhe për çdo hap që e bëtë bashkë me ne në këtë rrugëtim.

Gjatë këtyre javëve e muajve, patëm nderin të takonim mijëra qytetarë anembanë Kosovës. Dëgjuam shqetësimet tuaja, ëndrrat tuaja dhe shpresën tuaj për një vend më të zhvilluar, më të integruar dhe më të bashkuar. Kjo shpresë ishte forca jonë më e madhe.

Ndihemi mirënjohës për secilin prej jush që besoi se politika mund të jetë dinjitoze, se debati mund të jetë i civilizuar dhe se e ardhmja mund të ndërtohet mbi vlera, dije dhe përgjegjësi.

Faleminderit të rinjve që na dhanë energji, grave që na dhanë forcë, mërgatës që nuk e harroi atdheun dhe çdo qytetari që doli në votime duke besuar në demokraci.

Ky rezultat nuk është fundi i një gare. Është vazhdimi i një misioni. Një mision për t’i shërbyer Kosovës me përkushtim, me ndershmëri dhe me respekt për secilin qytetar, pa dallim.

Në këto zgjedhje kam marrë pjesë me qëllim që të ndihmoj në ringritjen e LDK-së dhe për t’i dhënë vendit mundësi te riktheje balansat demokratike e të krijojë institucionet sa më parë. Në këtë drejtim, e ritheksoj atë që e kam thënë disa herë: emri im as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve. Përkundrazi, i gjithë kontributi im do të jetë i fokusuar vetëm në daljen nga kriza dhe ndërtimin e institucioneve të cilat mbrojnë shtetin, demokracine, kushtetutën dhe aleancat. Rruga vazhdon. Bashkë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz