“Ishte vetëm pauzë”, KQZ mohon se ka rënë sistemi në QKN “1 Tetori” në Prishtinë
dp

Lexo edheFlitej se ngjarja në Skenderaj do “ta bënte deputet”, kaq vota mori deri më tani Mehani i Vetëvendosjes

Elezi deklaroi se nuk ka ndodhur asnjë ndërprerje e platformës së rezultateve.
Ai sqaroi se është bërë vetëm një pauzë e shkurtër teknike, e nevojshme për zëvendësimin e disa kamerave në qendrën e numërimit.
“Nuk ka rënë platforma e rezultateve. Ka qenë një pauzë e shkurtër për shkak të nevojës për t’u ndërruar disa kamera”, deklaroi Elezi për Klankosova.

Lexo edheFlitej se ngjarja në Skenderaj do “ta bënte deputet”, kaq vota mori deri më tani Mehani i Vetëvendosjes
Zëdhënësi i KQZ-së theksoi gjithashtu se procesi i numërimit në QKN “1 Tetori” po vazhdon normalisht dhe se funksionimi i sistemit të rezultateve nuk është ndërprerë në asnjë moment.