AKB: Rënia e votuesve rrëzon triumfalizmin politik, qytetarët po kërkojnë rezultate konkrete
dp

Lexo edheOsmani pas rezultatit zgjedhor: S’është fundi i një gare, por vazhdimi i një misioni

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se kur pothuajse të gjitha partitë politike humbin votues, askush nuk mund të pretendojë se ka fituar zemrat e qytetarëve.
Sipas tij, zgjedhjet e fundit dëshmuan se votuesi në Kosovë po kërkon më shumë përgjegjësi dhe rezultate konkrete, duke u larguar nga retorika politike dhe premtimet e pambajtura.
“Rënia e votuesve rrëzon çdo triumfalizëm politik. Kur pothuajse të gjitha partitë humbin mbështetje, askush nuk mund të thotë se ka fituar zemrat e qytetarëve. Kjo është një kambanë alarmi për të gjithë spektrin politik”, u shpreh Shahini.

Lexo edheOsmani pas rezultatit zgjedhor: S’është fundi i një gare, por vazhdimi i një misioni
Ai theksoi se besimi i qytetarëve nuk është i përhershëm dhe nuk trashëgohet, por duhet të fitohet vazhdimisht përmes punës dhe rezultateve konkrete.“Besimi nuk trashëgohet, fitohet çdo ditë”, deklaroi Shahini, duke bërë thirrje që klasa politike të reflektojë mbi mesazhin që qytetarët dhanë përmes votës së tyre.