Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka dhënë detaje të reja nga gjendja e Neymarit.
Braziliani, i cili është i dëmtuar po tenton që të lë anash këtë lëndim duke synuar të jetë gati për Botërorin e tij të fundit.
CBF, dha detajet nga testimi i Neymarit duke thënë se po tregon progres dhe është në rrugë të duhur për rikthim.
“Neymar iu nënshtrua MRI të hënën dhe testet treguan një evolucion të mirë në trajtimin e tij – brenda parametrave të pritshëm. Neymar do të ndjekë procesin e përgatitjes së rikuperimit të planifikuar nga komisioni mjekësor i Kombëtares Braziliane pasi gjendja e lëndimit po evoluon mirë”, ka konfirmuar Seleção.
Brazili, nis rrugëtimin e saj në Botëror ndaj Marokut, më 14 qershor./IndeksOnline/