HomeLajmeVizitori kanos oficerin korrektues në Burgun e Dubravës, Policia e arreston dhe...

Vizitori kanos oficerin korrektues në Burgun e Dubravës, Policia e arreston dhe më pas e liron

Të ngjajshme

Një person në cilësinë e vizitorit dyshohet se ka kanosur një oficer korrektues në Burgun e Dubravës gjatë ditës së sotme.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Sipas tij, Policia është njoftuar nga Burgu i Dubravës se një vizitor, pasi kishte hyrë në objektin korrektues, kishte kanosur një zyrtar korrektues.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personin e dyshuar. Pas intervistimit nga organet kompetente, ai është liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Rugova.

Lidhur me rastin, autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa motivet e incidentit nuk janë bërë të ditura. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz