Halimi nga PIPOS: Në ora 19:00 del exit-polli, por është shqetësuese mos-dalja në votime problem se do e kaloj shifrën 34%
dp

Lexo edheVotimi me kusht, vetëm 44 qytetarë shfrytëzuan të drejtën në një shkollë të Klinës

Ai tha se deri në ora 19:00 s’mund të japin asnjë informacion në lidhje me rezultatet dhe do t’i qëndrojmë besnik kësaj.
“Të gjithë miqtë që tentojnë të më thërrasin në telefon edhe miqtë e mi do t’u thoja se më ka humbur telefoni”, jam pa telefon. I falënderoj ekipin e madh të PIPOS që është në teren dhe pa ata 200 anketues s’mund të sjellim asnjë rezultat, natyrisht edhe ekipin profesionist në klan”, deklaroi Finik Halimi nga PIPOS.
Ai tha se anketuesit po tregojnë që dëshira e njerëzve për t’u përgjigjur ekziston dhe se asnjë pengesë nuk e kanë për të realizuar punën e Kosova po vazhdon kulturën zgjedhore.

Lexo edheVotimi me kusht, vetëm 44 qytetarë shfrytëzuan të drejtën në një shkollë të Klinës
“Shqetësuese është zbritja e numrit të votuesve në Kosovë, që nuk është zbritje e vogël. Do të thotë do të kemi të bëjmë ndoshta me një palë zgjedhje që s’do ti kalojnë 33-34% të votuesve, apo me daljen më të ulët historike të zgjedhjeve”.
Ai tha se exit-polli kësaj here do e ketë “romanticitetin e vetë”./Lajmi.net/