HomeLajmeHashani: Asnjë parregullsi deri tani në rajonin e Gjilanit

Hashani: Asnjë parregullsi deri tani në rajonin e Gjilanit

Të ngjajshme

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se që nga hapja e qendrave të votimit nuk është regjistruar asnjë parregullsi.

Hashani, në një intervistë me gazetarin e Dukagjinit, Elion Nuza, bëri të ditur se që nga orët e para të mëngjesit janë në terren dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë parregullsi.

“Nga orët e hershme në bazë të planeve operative jemi në terren në të gjitha vendvotimet në Gjilan e ku I kemi shtatë komuna, deri tash procesi zgjedhor në aspektin e sigurisë është për çdo lëvdatë. Jemi në lëvizje në të gjitha qendrat dhe deri tani procesi ka qenë në nivelin më të mirë të mundshëm. Nuk ka incidente që ka pasur impakt në procesin zgjedhor, ka pasur ndonjë fjalë a ‘fërkim’ ose ndonjë dezinformatë dhe deri më tani gjithçka është në rregull shpresojmë që deri në mbyllje të vendvotimeve të shkojë kështu”, u shpreh Hashani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz