HomeLajmeVoton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë...

Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Të ngjajshme

Qytetari në Prishtinë e shqyen fletëvotimin, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar gjatë procesit të votimit në...

Paraqitet në polici Elbert Krasniqi pas denoncimit për ndikim në procesin zgjedhor

Gjatë ditës së sotme kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane,...

A u keqkuptua Soni Malaj nga surpriza e Flori Mumajesit?

Raporti kompleks dhe nostalgjik mes Soni Malajt dhe Flori...

Totaj voton në Prizren: Të respektohet procesi dhe të zgjidhen më të mirët

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shfrytëzuar të drejtën...

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pas ushtrimit të së drejtës së votës, para mediave tha se qytetarët duhet të dalin masivisht në zgjedhje, duke theksuar se pjesëmarrja e lartë është tregues i forcës së demokracisë në vend.

Haxhiu theksoi se kjo ditë duhet të karakterizohet nga maturia, respekti dhe përgjegjësia qytetare, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që procesi zgjedhor të zhvillohet në frymë demokratike dhe me dinjitet.

“Mirë se po e gjejmë njëri-tjetrin këtu në shkollën fillore “Meto Bajraktari”. Siç e keni parë, unë sapo ushtrova të drejtën time të votës. Me këtë rast, nga këtu ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që sot, këtë të diel, 7 qershor, të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë. Unë ftoj të gjitha palët, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që në këtë ditë të bukur me diell të dëshmojnë maturi, të dëshmojnë respekt për njëri-tjetrin, por po ashtu edhe dashuri për vendin. Faleminderit të gjithëve dhe na priftë e mbara! E paçi një ditë sa më të lehtë edhe juve, për shkak se e di që sot gjatë gjithë ditës do të jeni në terre”, tha Haxhiu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz