Kandidati i Aleancës për deputet, Arbër Tolaj, ka deklaruar se bizneset vendore po përballen të vetme me inflacionin e lartë dhe konkurrencën e pabarabartë, duke theksuar mungesën e stimulimit dhe mbështetjes institucionale.
Sipas tij, Aleanca garanton që fondet për zhvillim ekonomik të orientohen drejtpërdrejt te bizneset dhe qytetarët, përmes përkrahjes së prodhuesve vendorë dhe lehtësimeve tatimore për investime në teknologji të reja dhe rritje të kapaciteteve eksportuese.
Statusi i plot:
Bizneset tona vendore po lihen të vetme përballë inflacionit të lartë dhe konkurrencës së pabarabartë.
Nuk ka stimulim, nuk ka grante të mjaftueshme dhe nuk ka mbrojtje reale për produktet tona vendore.
Ne si Aleancë garantojmë që fondet e zhvillimit ekonomik të shkojnë direkt te biznesi dhe qytetari.
Përkrahje direkte për prodhuesit dhe bizneset vendore përmes lehtësimeve tatimore për çdo investim në teknologji të reja dhe kapacitete eksportuese.
Shteti duhet të jetë partner, jo ndëshkues!
128✅️ 1✅️ 11✅️ 5✅️
