Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas editorialit të të ngarkuarës me Punë në Ambasadës e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, në lidhje me gazit amerikan.
Ai ka bërë me dije se kurrë me qartë Kosova nuk ka folur.
Në profilin e saj në Facebook, Kelmendi ka shkruar se Kosova ka kohë edhe një vit që të vendos për gazin amerikan.
“Amerika ka vendosë me folë direkt! Lexojeni shkrimin e kryediplomates amerikane në Kosovë, sot! Kurrë ma shkurt e shqip nuk na kanë thënë që Kosova ka gjasa me u rreshtu me Rusinë dhe me e refuzu SHBA-në. Kosova i ka edhe nja një vit kohë për të vendosur për gazin amerikan, ose rrezikon të mbetet nën ndikimin e Rusisë. Krejt shtetet përreth i kanë thanë PO gazit amerikan. Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Greqia, bile edhe Serbia. Veç qeveria e Kosovës jo! Ende s’ka përgjigjje! Kjo është shumë shumë alarmuese”, ka shkruar ai.