HomeLajmeDaut Haradinaj i kundërpërgjigjet MPB-së: Nuk mund të mbulohet e vërteta “me...

Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet MPB-së: Nuk mund të mbulohet e vërteta “me shoshë”

Të ngjajshme

Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë-Shqipëri

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha,...

Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15

Nga nesër, transporti publik do të zgjerohet edhe deri...

Kandidati i Aleancës për deputet, Daut Haradinaj, ka reaguar sot për çështjen e ligjit për shtetësinë, duke kërkuar transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale në zbatimin e tij.

Nga Gjakova, në rrugën “Armend Qymyri”, Haradinaj ka deklaruar se po tentohet të mbulohet e vërteta rreth procesit të regjistrimit të shtetësisë, duke theksuar se “nuk mund të mbulohet dielli me shoshë”.

“Është e papranueshme që të ketë mungesë transparence në një çështje kaq të ndjeshme për shtetin. Kosova ka nevojë për përgjegjësi dhe sqarim të plotë para qytetarëve,” ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, debati është intensifikuar pas miratimit të ligjit për shtetësinë, i cili është votuar në Kuvend me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe. Ky ligj, sipas tij, mundëson që qytetarë që kanë jetuar në Kosovë deri në vitin 1999 të aplikojnë për shtetësi, pa përjashtuar raste që kërkojnë verifikim të thelluar institucional.

Ai ka theksuar se institucionet duhet të sigurojnë që procesi të mos keqpërdoret dhe të garantohet integriteti i shtetit.

Haradinaj ka kërkuar që çështja të trajtohet me seriozitet të lartë dhe me kontroll të plotë institucional, duke shmangur çdo keqinterpretim apo mungesë transparence në opinionin publik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz