HomeRegjionaleDrenasU nisën për pushime, u kthyen të vdekur: Drenica qan Leonitin dhe...

U nisën për pushime, u kthyen të vdekur: Drenica qan Leonitin dhe Jetmirin ( FOTO)

Të ngjajshme

Dalin vargjet, Vanesa shënjestron Indrin në këngën e re

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Vanesa Sono, pritet të rikthehet...

Manaj viziton ”Onix” në Banjë, ja premtimi i tij

Kandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 7...

Albin Kurti mban tubim zgjedhor në Drenas

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po mban tubimin...

Bajqinovci e Maqedonci vizitojnë kompaninë Interex

Kandidati i VV-së për deputet Mefail Bajqinovci së bashku...

Një tragjedi e rëndë ka mbuluar me zi Drenicën dhe mbarë Kosovën. Dy të rinj, në kulmin e rinisë dhe ëndrrave të tyre, humbën jetën tragjikisht në detin e Shëngjinit, duke lënë pas dhimbje të pamasë te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që i njohën, shkruan Drenica Press.
Bëhet fjalë për Leonit Aliun (21 vjeç) nga Rezalla dhe Jetmir Binakun (20 vjeç) nga Gllobari, dy djem të rinj që u nisën për të kaluar ditë pushimi, por fati deshi që rrugëtimi i tyre të përfundonte në mënyrën më tragjike.
Lajmi për vdekjen e tyre ka tronditur thellë opinionin publik. Në vend të buzëqeshjeve dhe planeve për të ardhmen, familjet e tyre sot përballen me dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një prind – humbjen e fëmijës.
Rezalla dhe Gllobari janë zhytur në pikëllim, ndërsa qindra mesazhe ngushëllimi po shpërndahen në rrjetet sociale për dy të rinjtë që ikën shumë herët nga kjo botë.
Leoniti dhe Jetmiri do të kujtohen gjithmonë si dy djem të mirë, me zemër të pastër dhe ëndrra të mëdha, të cilat mbetën përgjysmë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta. U prehshin në paqe dy engjëjt e rinj të Drenicës./DRENICAPRESS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz