HomeLajmeUshtrues detyre përtej afateve ligjore dhe mungesë monitorimi të kontratave, çfarë gjeti...

Ushtrues detyre përtej afateve ligjore dhe mungesë monitorimi të kontratave, çfarë gjeti auditori në presidencë?

Të ngjajshme

Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa

Ka ndërruar jetë gruaja e veprimtarit të shquar ,...

Një prerje e vogël, një ndryshim i madh, Arbenita Ismajli me pamje të re

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka vendosur të ndryshojë...

ChatGPT pjesë e përditshmërisë së miliona njerëzve – nga mjet eksperimental në platformë globale

ChatGPT sapo ka arritur 1 miliard përdorues. Aplikacioni zyrtarisht ka...

Teuta Rugova bëhet nënë për herë të parë

Vajza e Ibrahim Rugovës, Teuta, ka përjetuar ndjesinë më...

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar disa parregullësi në zyrën e presidentit, të cilat ndikojnë në efikasitetin, transparencën dhe pajtueshmërinë me legjislacionin në fuqi.

Njëra nga gjetjet kryesore lidhet me tejkalimin e afateve ligjore për ushtruesit e detyrës. Sipas legjislacionit përkatës, një pozitë mund të mbulohet me ushtrues detyre për një periudhë të kufizuar, ndërsa auditimi konstatoi se në 10 raste pozitat ishin mbajtur nga ushtrues detyre për më shumë se dy vjet. Edhe pse procedurat e rekrutimit ishin iniciuar, ato ishin vonuar ose anuluar për shkak të ankesave.

“Mbajtja e pozitave me ushtrues detyre për një kohë më të gjatë se afati i paraparë ligjor, rrezikon që pozita të ndryshme të mbahen nga perosna që nuk I përmbushin kriteret e përcaktuara për pozitat adekuate”, thuhet në raportin e auditimit.

Një tjetër gjetje ka të bëjë me mos përdorimi i modulit të e-prokurimit për menaxhimin dhe monitorimin e kontratave.

 Auditimi evidentoi se në gjashtë raste nuk ishte përdorur moduli përkatës dhe nuk ishte kryer vlerësimi i performancës së kontratave në sistemin elektronik të prokurimit.

“Në 6 raste nuk ishte përdorur moduli për menaxhimin e kontraktorëve, si dhe nuk ishte kryer monitorimi i vlerësimit të performancës së tyre në sistemin e e-prokurimit. Kjo situatë ka rezultuar si pasojë e mungesës së njohurive të nevojshme të menaxherëve të kontratave, dhe mbikqyrësve për përdorimin e modulit si dhe për shkak të mungesës së mbikëqyrjes dhe mbështetjes së duhur nga ana e zyrës së prokurimit”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Në raportin e ZKA-së po ashtu thuhet se mungesa e vlerësimit të performancës së kontratës përmes sistemit të prokurimit elektronik, ndikon në menaxhimin jo efektiv dhe transparent të kontratave si dhe nuk ofron mundësi që menaxhmenti në kohë reale të merr informata mbi performancën dhe realizimin e kontratës.

Për adresimin e këtyre çështjeve, Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar që menaxhmenti të sigurojë plotësimin e pozitave me staf të rregullt përmes procedurave të rekrutimit dhe të garantojë përdorimin e plotë të modulit të menaxhimit të kontratave në sistemin e e-prokurimit, me qëllim përmirësimin e kontrollit, monitorimit dhe transparencës së proceseve institucionale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz