HomeLajmeVdekja e gruas së Xhemail Mustafës, Abdixhiku: Me të largohet edhe një...

Vdekja e gruas së Xhemail Mustafës, Abdixhiku: Me të largohet edhe një pjesë e çmuar e kujtesës sonë kolektive

Të ngjajshme

ChatGPT pjesë e përditshmërisë së miliona njerëzve – nga mjet eksperimental në platformë globale

ChatGPT sapo ka arritur 1 miliard përdorues. Aplikacioni zyrtarisht ka...

Teuta Rugova bëhet nënë për herë të parë

Vajza e Ibrahim Rugovës, Teuta, ka përjetuar ndjesinë më...

Katy Perry vjen në Kosovë – Sunny Hill Festival sjell një superyll botëror në Prishtinë

Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë njoftuar se këngëtarja...

BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian ka miratuar hapjen e negociatave me shtetet...

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar për vdekjen e gruas së Xhemail Mustafës.

Abdixhiku ka thënë se Bahrije Mustafa ka qenë një grua e rrallë dhe se me vdekjen e saj largohet edhe një pjesë e çmuar e kujtesës kolektive.

Abdixhiku ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafa.

“I dashuri Besian, e dashura Berianë, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës suaj. Gjeni forcë në shembullin e saj, ashtu siç ajo gjeti forcë në momentet më të vështira të jetës”, ka shkruar Abdixhiku.

Reagimi i plotë:

Zonja Bahrije ishte një grua e rrallë!

Jeta i kishte ngarkuar mbi supe peshën e një humbjeje të madhe, por ajo kishte ditur ta shndërronte dhimbjen në dinjitet, forcë dhe përkushtim për familjen dhe vendin. Me qetësinë, urtësinë dhe fisnikërinë e saj, ajo mbeti përherë gardiane e kujtimit dhe veprës së bashkëshortit të saj e veprimtarit tonë të madh Xhemail Mustafës.

Bahrije Mustafa na la sot. Me të largohet edhe një pjesë e çmuar e kujtesës sonë kolektive. Për shumë vite, takimet tona të 23 nëntorit, në përvjetorin e Xhemës, bartnin ngrohtësinë e pranisë së saj. Ajo ishte aty, me fjalën e matur, me respektin për miqtë dhe me dashurinë e pashtershme për njeriun që i mungoi për një jetë të tërë.

Çdo takim me të ishte një kujtim i gjallë i qëndresës, besnikërisë dhe fisnikërisë. Edhe kur vitet e kishin lodhur, ajo nuk reshti së ruajturi me krenari kujtimin e Xhemailit dhe vlerat për të cilat ai jetoi.

I dashuri Besian, e dashura Berianë, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës suaj. Gjeni forcë në shembullin e saj, ashtu siç ajo gjeti forcë në momentet më të vështira të jetës.

Zonja Bahrije, pusho në paqe. Bashkohu në amshim me Xhemailin, të cilit i qëndrove pranë me dashuri, besnikëri dhe dinjitet deri në fund.

I përjetshëm qoftë kujtimi për zonjën Bahrije!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz