HomeLajmeDjali i dëshmorit nga Drenasi diplomon në ShBA, nderohet me dy çmimet...

Djali i dëshmorit nga Drenasi diplomon në ShBA, nderohet me dy çmimet më prestigjioze ushtarake

Të ngjajshme

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS) dhe CEO Shpk kanë...

Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performancën spektakolare!

Katy Perry është konfirmuar zyrtarisht si një nga artistet...

Hailey shton një tatuazh të ri, çfarë kuptimi ka?

Hailey Bieber ka shtuar një tjetër tatuazh të vogël,...

Ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arjanit Elshani, i cili është njëkohësisht djali i dëshmorit Zejnullah Elshani, ka shënuar një arritje të rëndësishme në karrierën e tij profesionale, duke diplomuar me sukses nga programi MPBOLC 03-26, ku është vlerësuar me dy nga çmimet më të larta të këtij programi, “Honor Graduate” dhe “Iron Man”.

Përmes një postimi të tij në Facebook, Elshani i cili vjen nga Bainca e Drenasit, e ka cilësuar këtë moment si një ndër më të veçantët në rrugëtimin e tij profesional, duke theksuar përkushtimin dhe disiplinën që e kanë shoqëruar gjatë gjithë trajnimit.

“Diplomimi nga MPBOLC 03-26, moment i veçantë krenarie dhe mirënjohjeje. Jam i nderuar që gjatë rrugëtimit kam fituar çmimet prestigjioze Honor Graduate dhe Iron Man, të cilat pasqyrojnë përkushtimin, disiplinën dhe punën. Mbi të gjitha, falënderoj Zotin për forcën që më ka dhënë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, ka shkruar ai.

Në të njëjtin postim, ai ka shprehur mirënjohje edhe për familjen e tij për mbështetjen dhe motivimin e vazhdueshëm, si dhe për institucionin që i ka dhënë besim gjatë gjithë programit.

“Një mirënjohje e thellë shkon për familjen time për motivimin e vazhdueshëm. Gjithashtu, falënderoj institucionin për besimin e jashtëzakonshëm që më ka dhënë për të arritur këtë sukses”, shkroi Elshani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz