HomeLajmeHaxhiu për tragjedinë në Shëngjin: Institucionet e Kosovës në kontakt të vazhdueshëm...

Haxhiu për tragjedinë në Shëngjin: Institucionet e Kosovës në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare

Të ngjajshme

U.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të lënduar.

Përmes një postimi, Haxhiu tha se lajmi për humbjen e jetëve të dy shtetasve të Kosovës është pritur me dhimbje të thellë, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, transmeton lajmi.net.

Ajo bëri të ditur se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Shqipërisë dhe po ofrojnë mbështetjen e nevojshme lidhur me rastin.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në bregdetin shqiptar, ku dy të rinj, shtetas të Republikës sonë, humbën jetën. Institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshëm dhe të ngushtë me autoritetet e Republikës së Shqipërisë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim dhe rikuperim sa më të shpejtë.

Ngjarja ndodhi në Shëngjin, ku pesë të rinj nga Kosova u futën për t’u larë në det, por u morën nga dallgët e shkaktuara nga erërat e forta. Dy prej tyre humbën jetën, ndërsa tre të tjerët u shpëtuan dhe po trajtohen në spital.

Postimi i plotë: 

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në bregdetin shqiptar, ku dy të rinj, shtetas të Republikës sonë, humbën jetën, ndërsa tre të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndodhen ende në gjendje të rënduar.
Institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshëm dhe të ngushtë me autoritetet e Republikës së Shqipërisë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme.
Familjeve të viktimave dhe të afërmve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Të lënduarve u uroj forcë, rikuperim dhe shërim sa më të shpejtë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz