BallinaLajmeHamza prezanton sloganin e fushatës së PDK-së: Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!

Hamza prezanton sloganin e fushatës së PDK-së: Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!

Të ngjajshme

Gërvalla: Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla,...

Gjini në Malishevë: AAK prezanton planin për zhvillim ekonomik dhe mbështetje për fermerët

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për...

Kylie Jenner nxjerr gjoksin bombastik në veshjet nga koleksioni i saj KHY

Kylie Jenner dukej e mrekullueshme teksa vishej me fustane PVC...

Taksë e veçantë për të huajt? Ideja mund të diskutohet në Bernë

Propozimi parasheh që emigrantët e rinj të paguajnë deri...

Southampton kërkon rikthimin në finale

Drejtori ekzekutiv i Southamptonit, Phil Parsons, ka kërkuar falje...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar sot sloganin zyrtar të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit: “Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!”.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen 16 profile të profesioneve dhe moshave të ndryshme duke thënë fjalën “STOP”, Hamza tha se ky slogan nuk është vetëm një mesazh politik, por një mision për t’i dhënë fund krizave që, sipas tij, po rëndojnë jetën e qytetarëve.

“STOP krizave politike. STOP çmimeve të larta. STOP pasigurisë, përçarjes dhe mungesës së shpresës”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Hamza.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për ndryshim, stabilitet dhe një qeveri që merret me jetën e përditshme të qytetarëve dhe mirëqenien e familjeve kosovare.

Sipas Hamzës, mesazhi për ndryshim po vjen çdo ditë nga qytetarët anekënd Kosovës, veçanërisht nga familjet, të rinjtë, punëtorët dhe pensionistët që po përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale.

“Kur kjo kërkesë vjen nga qytetarët, atëherë ndryshimi nuk është vetëm nevojë – është domosdoshmëri”, theksoi ai.

Në fund të videos, Hamza përcjell mesazhin: “T’i japim fund krizave. Ta ndryshojmë bashkë Kosovën!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz