Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se përmes avokatit të tij ka ndërmarrë këtë veprim ligjor pas, siç u shpreh ai, deklaratave të pavërteta dhe tendencioze ndaj tij.
Ai theksoi se nuk do të lejojë që emri, kontributi dhe dinjiteti i tij të përdoren për “propagandë politike, mashtrime publike dhe shpifje të ulëta”.
“Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit”, ka shkruar Lushtaku, duke e cilësuar këtë si përgjigje ndaj tentativave për linçim politik. /Lajmi.net/