BallinaLajmeEbola dhe fruthi, ekspertët: Rënia e vaksinimit po rrit rrezikun

Ebola dhe fruthi, ekspertët: Rënia e vaksinimit po rrit rrezikun

Të ngjajshme

Kë po e thumbon Adioni?

Ish-fermeri, Adion Puka, ka tranuzar rrjetin minuta më parë. Në...

Zyrtari i NATO-s thotë se e ndien që po e hapin një kapitull të ri të raporteve me Serbinë

Zëvendësndihmës Sekretar i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin...

Raphinha: Lamine Yamal është si vëlla i vogël

Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka folur hapur për marrëdhënien...

Policia me kontrolle në shkollat e Mitrovicës dhe Skenderajt, gjenden armë, fishekë dhe gëzhoja

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin e...

Në Republikën Demokratike të Kongos është regjistruar së fundmi një shpërthim i virusit Ebola, ndërsa raste janë konfirmuar edhe në Ugandë. Për shkak të rrezikut të përhapjes ndërkufitare, OBSH-ja e ka shpallur situatën Emergjencë të Shëndetit Publik me Rëndësi Ndërkombëtare. Sipas, infektologut Lul Raka, ky variant është shumë i rrezikshëm dhe me shkallë të lartë vdekshmërie. Për të ende nuk ekziston vaksina apo ndonjë terapi specifike e miratuar.

Ditëve të fundit ka shpërthyer virusi i tipit “Bundibugyo”, një variant më i rrallë i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, me raste të konfirmuara edhe në Ugandë. Infektologu Lul Raka i tha Radio Kosovës se kjo është një epidemi e rrezikshme dhe vdekjeprurëse, pasi ende nuk ka terapi dhe as vaksinë për këtë lloj virusi.

“Përndryshe, Ebola është sëmundja më e rrezikshme në planet, sepse vdekshmëria e saj mund të shkojë prej 25 deri në 90 për qind. Ajo që është brengosëse për opinionin publik atje është fakti se për këtë virus nuk ka as vaksinë, as nuk ka ndonjë terapi specifike”, tha Raka.

Tutje, Raka përmendi edhe simptomat e fazës së parë të kësaj sëmundjeje, që sipas tij janë temperaturë, ethe, lodhje, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve, të cilat më pas fillojnë të përkeqësohen. Ai tha se rreziku është minimal që kjo sëmundje të përhapet në vendet e Evropës.

“Ka kufizime tek personat që kanë qenë në kontakt, ata janë në izolim faktikisht. Kufizohet lëvizja e këtyre njerëzve, kufizohet edhe udhëtimi dhe mundësitë janë minimale për përhapje në Evropë dhe në pjesë të tjera të botës”, tha ai.

Ndërkohë, ditëve të fundit Kosova është përballur edhe me dhjetëra raste të fruthit. Në lidhje me këtë, Raka tha se shqetësuese është rënia e vaksinimit tek fëmijët si pasojë e propagandës së rrejshme.

“Është zvogëluar shumë vaksinimi për shkak të konspiracionistëve, për shkak të rrjeteve sociale. Krejt qytetarët që janë në spital, përfshirë edhe fëmijët, janë të pavaksinuar. Mesatarisht një i sëmurë me fruth mund t’i infektojë 10 deri në 15 persona të tjerë që nuk janë të vaksinuar”, theksoi ai.

Po ashtu, edhe Teuta Musliu, epidemiologe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në një intervistë për Radio Kosovën tha se kohëve të fundit ka rënie të numrit të fëmijëve që po vaksinohen kundër fruthit.

“Të gjitha rastet me fruth kanë qenë të pavaksinuara. I bëjmë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, sepse vaksina është mënyra më efektive, më e lehtë, më e lirë për parandalimin e sëmundjeve infektive”, tha Musliu.

Aktualisht nuk ka raportime për përhapje të gjerë të Ebolës jashtë rajonit të Afrikës Qendrore. Autoritetet ndërkombëtare vlerësojnë se rreziku për Evropën mbetet i ulët, por monitorimi i udhëtarëve dhe masat e kontrollit janë shtuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz