Seriali Falling ka shkaktuar debat të fortë në publik pas trajton historinë e një murgeshe dhe një prifti që përballen me ndjenjat e ndaluara dhe dashurinë. Drama është vlerësuar për interpretimet e aktorëve, por është kritikuar për dialogë të pabesueshëm dhe mungesë thellësie emocionale.
Seriali më i ri “Falling” ka tërhequr vëmendje dhe krtikika pasi vendos në qendër të tij marrëdhënien mes një murgeshe dhe një prifti, duke trajtuar përplasjen mes ndjenjave personale dhe betimeve fetare.
Drama përpiqet të eksplorojë konfliktin moral që lind kur dashuria sfidon jetën kushtuar kishës dhe besimit.
Megjithatë, kritikat janë fokusuar te mungesa e thellësisë në trajtimin e fesë dhe mënyra jo bindëse si zhvillohet romanca mes personazheve. Pavarësisht interpretimeve të forta të aktorëve, seriali shihet si një mundësi e humbur për të trajtuar më seriozisht temën e besimit dhe sakrificës.
Seriali ndjek historinë e Anna-s, një murgeshë që ka kaluar dy dekada në manastir, dhe David-it, një prift i ri i përkushtuar ndaj komunitetit të tij në një zonë të varfër të Bristol-it.
Takimi mes tyre sjell një afrim emocional që gradualisht vë në pikëpyetje zotimet fetare dhe mënyrën si secili e sheh jetën e tij shpirtërore. Por sipas kritikëve, marrëdhënia zhvillohet shumë shpejt dhe pa bazë të fortë emocionale, duke e bërë të vështirë për publikun të besojë te lidhja e tyre.
Një nga pikat më të kritikuara është mënyra si seriali trajton vetë fenë katolike dhe peshën e betimeve fetare. Konflikti i brendshëm i personazheve, që duhej të ishte zemra e dramës, shpesh mbetet sipërfaqësor dhe i paeksploruar plotësisht.
Në vend që të hyjë thellë në sakrificën, fajin dhe presionin moral që sjell jeta fetare, seriali fokusohet më shumë në melodramë romantike.
Interpretimet e aktorëve janë konsideruar ndër elementët më të fortë të produksionit, megjithatë, kritikat theksojnë se as interpretimet e mira nuk arrijnë të mbulojnë dobësitë e skenarit.