BallinaLajmeEkspozita me pasaktësi për masakrat, Koci: Gashit ia kthyen telefonin e laptopin,...

Ekspozita me pasaktësi për masakrat, Koci: Gashit ia kthyen telefonin e laptopin, pres që rasti të mbyllet shpejt

Të ngjajshme

Glasner, objektivi i Leverkusenit

Bayer Leverkusen po e shqyrton seriozisht mundësinë për ta...

Shqipe Mjekiqi i bashkohet ekipit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti

Profesoresha Shqipe Mjekiqi i është bashkuar ekipit të kryeministrit...

Ebola dhe fruthi, ekspertët: Rënia e vaksinimit po rrit rrezikun

Në Republikën Demokratike të Kongos është regjistruar së fundmi...

Arianit Koci, avokat i Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës me pasaktësi për masakrat e kryera gjatë luftës në Kosovë, tha se atij Prokuroria Speciale ia ka kthyer telefonin dhe laptopin, të cilët i ishin marrë më 30 mars pasi Policia i shkoi në banesë.

Koci tha në një postim në Facebook se pret që rasti të mbyllet shpejt.

Përveç kësaj, ai tha se “ka ardhë koha me u ulë tensionet”, ndërsa tha se Gashit i kanë thënë se nuk është dashur ta angazhonte atë si avokat, pasi s’është me partinë në pushtet.

Postimi i avokatit Arianit Koci:

“Xen, pse e ke marrë Kocin si avokat? Nuk është me neve” – i kanë thënë kur e kam marrë përsipër mbrojtjen e tij.

“A nuk pate punë tjetër veç me e mbrojtë Xenin a? Plus, është me VV-në dhe shok i Albinit” – më thonin pala tjetër, mua.

Xeni më ka angazhu sepse mendon që jam avokat i mirë.

Jo çdo raport mes njerëzve kalon kah politika.

Kjo ndarja në “tanët” dhe “atyne” na ka lodhë krejtve.

Ka ardhë koha, me u ulë tensionet!

P.S.

Laptopi dhe telefoni i janë kthyer nga Prokuroria Speciale.

Pres që edhe rasti me u mbyllë shpejt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz