BallinaLajmeArrestimi i 7 serbëve në Graçanicë për presion ndaj votuesve, Kurti: Kurrë...

Arrestimi i 7 serbëve në Graçanicë për presion ndaj votuesve, Kurti: Kurrë nuk ka pasur kaq shumë trysni nga Beogradi

Të ngjajshme

Policia e Kosovës ka arrestuar dje shtatë serbë në Graçanicë mbi dyshimet se kanë ushtruar presion dhe kanë kërcënuar disa votues para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në lidhje me këtë çështje është deklaruar sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai në konferencë për media tha se kurrë nuk ka pasur kaq shumë trysni nga Beogradi, kërcënime, frikësime dhe shantazhe.

“Unë besoj se fjala në mbledhjen e fundit e ministrit për Komunitete dhe Kthim mbi trysnin e tmerrshme që po bëhet mbi serbët e Kosovës nga Beogradi që patjetër ta votojnë Listën Serbe dhe askënd tjetër. Masat që po i ndërmerre Serbia, duke i përcjellë edhe rrjetet sociale të secilit zyrtarë shtetëror, të secilit figurë publike, të secilit politikanë serbë që ndonjëherë ndokund ka garuar me të vërtetë janë alarmuese dhe këtë lloje terrori që po e bën Beogradi zyrtarë mbi serbët e Kosovës e kemi të dëshmuar prej ankesave të vetë serbëve të Kosovës. Kjo është një fenomen që ka marrë përmasa të mëdha dhe të thella si asnjëherë më parë në këto vite prej se unë jam kryeministër. Pra, kurrë nuk ka pasur kaq shumë trysni nga Beogradi, kërcënime, frikësime, shantazhe, shkëputje të mjeteve të ndryshme financiare ose çfarëdo mbështetje që ata kanë marrë nga Serbia ndonjëherë me kushtëzimin që të rreshtohen, thu se bëhet fjalë për ushtri në kohë lufte, në radhët e Listës Serbe. Në anën tjetër, ju e dini që Serbia mundohet vazhdimisht që të ketë elemente të saj nëpërmjet secilës tenton të krijoj dualizma shtetëror brenda territorit tonë të Republikës sa i përket funksionimit të institucioneve, sa i përket shërbimeve publike dhe natyrisht që ato janë veprime ilegale në shtetin tonë të pavarur Republika demokratike dhe e pavarur e Kosovës i ka pushtet e ndara, ne jemi ekzekutivi, fatkeqësisht legjislativi nuk është funksional për shkak se do të kemi zgjedhje, por gjyqësori dhe prokuroria vendosin dhe veprojnë në mënyrë të pavarur dhe e kanë mbështetjen e plotë të Qeverisë për çka do që nevojitet për ta mbrojtur sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij të plotë. Kjo nuk ka të bëj me etninë e asnjë qytetari që ndalohet, kjo ka të bëj me dyshimet e veprimeve të tyre.”, u shpreh ai./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz