BallinaLajmeGjilan: Goditet rrjeti i hajdutëve, policia arreston 6 të dyshuar

Gjilan: Goditet rrjeti i hajdutëve, policia arreston 6 të dyshuar

Të ngjajshme

Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, mori pjesë...

Shpërthimi i Ebolës, ShBA me paralajmërim udhëtimi për tri vende afrikane

Shpërthimi i fundit i Ebolës ka shkaktuar një paralajmërim...

IPKO mbështet zjarrfikësit e Prishtinës me donacion prej 20 mijë Euro

IPKO ka realizuar një donacion në vlerë prej 20...

Bëhet viral reagimi i Neymarit, pasi e mori vesh se u ftua nga Brazili

Neymari u mbush me emocione të hënën mbrëma pasi...

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale, si rezultat i një hetimi disa mujor dhe veprimeve intensive hetimore, sot kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë gjashtë persona të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Gjatë zhvillimit të hetimeve janë siguruar prova që dyshohet se të njëjtit në bashkëveprim kanë qenë të përfshirë të paktën në një rast të veprës penale ‘’Vjedhje të rëndë’’, ndërsa ekzistojnë dyshime se të njëjtit janë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda për të cilat hetuesit policorë janë duke vazhduar punën intensive në sigurimin e provave dhe ndriçimin e plotë të rasteve.

“Në kuadër të procedurave ligjore dhe me autorizim nga gjykata kompetente, janë realizuar kontrolle në disa lokacione në Gjilan, Prishtinë e Fushë-Kosovë. Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar dëshmi materiale, përfshirë edhe tri automjete që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale si dhe telefona celularë” thuhet në njoftimin policor.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, gjersa me vendim të prokurorit të Shtetit që të gjashtë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet lidhur me këto rast janë duke vazhduar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz