Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli sot në një konferencë për media doli të denoncoi dy raste në Ferizaj të shpronësimeve.
Pacolli pretendon se ka dyshime serioze se në këto dy raste për keqpërdorim të parasë publike, transmeton lajmi.net.
Ajo tentoi që këtyre rasteve t’i jap ngjyrim politikë.
Pacolli fillimisht tha se rasti i parë ka të bëj me një vendim gjyqësor, i cili kishte trefishuar vlerën e kompensimit parcelës në fshatin Bibaj.
Siç deklaroi ajo, aktvendimi i Gjykatës Themelore të Ferizajt në këtë rast i ka rritur vlerën çmimit të kompensimit, nga 30 euro për metër katëror sa ishte, në 90 euro për metër katëror, pra trefishim të çmimit.
Ndërkaq, rasti i dytë, sipas ministres në detyrë lidhet me tjetërsimin e një prone publike prej 3.51 hektarësh në zonën kadastrale Fshati i Vjetër në Ferizaj.
Sipas saj, në këtë rast ka elemente serioze që ngrenë dyshime për falsifikim dokumentesh, derisa shtoi se shteti tashmë po përballet me një kërkesë për kompensim në vlerë prej 1.7 milion eurosh për shpronësimin e asaj prone në funksion të një projekti publik.
“Kemi arsye serioze edhe për këtë rast të dyshojmë se kemi të bëjmë me një skemë të organizuar të përftitimit të paligjshëm në dëm të pronës publike dhe të buxhetit të shtetit”- tha tutje Pacolli.
Në lidhje me këto deklarata të ministres Pacolli ka reaguar Komuna e Ferizajt.
Në reagimin e bërë thuhet se shpronësimet kryhen nga Ministria e jo nga Komuna.
“…çdo tendencë për të paraqitur rastet e tilla si të kryera nga institucioni i Komunës, janë pasaktësi e keqinformim i publikut me qëllim tendencioz për t’i dhënë kahje e adresim jo të duhur kësaj çështje.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e komunës.
Reagimi i plotë: