BallinaLajmePjesë e një bande kriminale në Itali, i kërkuar për drogë –...

Pjesë e një bande kriminale në Itali, i kërkuar për drogë – kush është militanti i VV-së, Naser Xhylani, që e kërcënoi Daut Haradinajn?

Të ngjajshme

Zvicra shkon në Botëror me dy shqiptarë

Kombëtatarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të...

REL: Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Memorandumin” për Kosovën?

Së bashku me luftën kundër korrupsionit, edhe Kosova. Publikimi i...

Kusari-Lila: Kosova dhe Italia po forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe agro-industrial

Për herë të parë në Prishtinë është organizuar Forumi...

Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrainën

Estonia ka ndërmarrë një veprim të paprecedentë për një...

Mërgimtari Naser Xhylani, i cili është militant i Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëshuar deklarata të rënda dhe e ka kërcënuar me kanun ish-komandantin e UÇK, Daut Haradinaj.

Xhylani i cili jeton prej vitesh në Itali dhe është i martuar me shtetase italiane, ka të kaluar të errët.

E kaluar kriminale e Naser Xhylanit?Advertisement

Për mërgimtarin Naser Xhylani ishte lëshuar urdhër-arrest nga policia italiane,pasi ai ishte pjesë e një bande kriminale në Itali, për cka edhe autoritetet atje e kishin shpallur në kërkim bashkë me Erion Hysenin dhe Roland Nurce.

Xhylani dhe bashkëatdhetarët e tij kishin kontakte me trafikantët e drogës në Kolumbi për furnizim me kokainë dhe në Spanjë për kanabis, raporton voxnews.al , transmeton Periskopi.

Si e kërcënoi Naser Xhylani, Daut Haradinajn?

Në një video të publikuar në Facebook, Xhylani e ka krahasuar Haradinajn me kryeterroristin Milan Radoiçiqin, i cili është përgjegjës për sulmin në Banjskë, duke iu referuar me mbiemrin e tij, “Daut Radoiçiq”.

“Na paska folur Dauti, Daut Radoiçiqi. Unë desha t’i them nja dy fjalë Dautit. O Daut, populli të njeh mirë, këtë kërcënim që e bën ti ndaj popullit, nuk vlen. …keni luftuar për një periudhë të shkurtër gjatë luftës, dhe e dimë krejt atë rezultatin që e keni pasur. Por ju njohim mirë edhe pas luftës, për ma shumë se 20 vjet pas luftës”, ka deklaruar ai në Facebook.

Në fund të videos, ai ka përdorur edhe gjuhë të drejtpërdrejtë kërcënuese, duke përmendur “kanunin” dhe persona që, sipas tij, janë “të gatshëm për sakrificë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz