BallinaLajmeJevtiq dënohet me 6 vjet burgim e 2000 euro gjobë për spiunazh

Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim e 2000 euro gjobë për spiunazh

Të ngjajshme

Gjendet pa shenja jete një 56 vjeçar në Skenderaj

Sot rreth orës 12:40, Policia në Skenderaj është njoftuar...

Zvicra shkon në Botëror me dy shqiptarë

Kombëtatarja e Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të...

REL: Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Memorandumin” për Kosovën?

Së bashku me luftën kundër korrupsionit, edhe Kosova. Publikimi i...

Gjykata Themelore në Prishtinë pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, e ka dënuar me 6 vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë togerin e Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq, lidhur me akuzën për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktgjykimi të shpallur nga gjykatësi Kushtrim Shyti, Jevtiq për veprën penale “Spiunazhi” u dënua me 6 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje 2 mijë euro gjobë. Ndaj tij, u shpall dënim unik në kohëzgjatje prej 6 vitesh dhe gjobë me 2 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit. Ndërkaq, u urdhërua shkatërrimi i armës së gjetur dhe të gjitha gjësendet e sekuestruara konfiskohen në pajtim me ligjet në fuqi.

Jevtiqit iu shqiptua edhe dënim plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike në administratë publike në kohëzgjatje prej 5 vitesh pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Prezent në shpallje ishte prokurori special, Bekim Kodraliu dhe mbrojtësi i Jevtiq, avokati Millosh Nikoliq.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh./BetimipërDrejtësi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz