BallinaLajmeAlarmon avokati i popullit në Shqipëri: Të mbyllen 5 burgje, cenojnë dinjitetin...

Alarmon avokati i popullit në Shqipëri: Të mbyllen 5 burgje, cenojnë dinjitetin njerëzor

Të ngjajshme

Tronditet Spanja: 25-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe plagosi katër persona

Një burrë 25-vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasjen...

Haradinaj pret në takim Hargreaves – Flasin për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramusha Haradinaj,...

Aktorja e famshme humbet toruan në Kanë: “Lëre poshtë atë telefon të mallkuar”

Ikona e Hollywood-it, Sharon Stone, mbajti një fjalim të...

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë

Tre personat e ndaluar pas përplasjeve fizike gjatë protestës...

Avokati i Popullit kërkon mbylljen e pesë burgjeve në Shqipëri, duke i konsideruar kushtet aty si degraduese dhe në shkelje të dinjitetit njerëzor.

Sipas raportit pas inspektimeve në 18 institucione penitenciare gjatë vitit 2025, burgjet e Burrelit, Kosovës në Lushnjë, Kukësit, “Mine Peza” dhe “Jordan Misja” duhet të mbyllen deri në rikonstruktimin e tyre të plotë.

Raporti evidenton mbipopullim alarmant në burgun e Lezhës, ku numri i të burgosurve është 65% mbi kapacitetin. Ndërkohë, të paraburgosurit qëndrojnë mesatarisht 253 ditë në qeli pa një vendim gjykate. Avokati i Popullit denoncon mungesën e kushteve bazë të jetesës, mungesën e mjekëve me kohë të plotë, probleme në trajtimin shëndetësor dhe mungesën e institucioneve për personat me probleme të shëndetit mendor.

Institucioni i kërkon qeverisë rishikimin urgjent të politikës së paraburgimit dhe ndërhyrje të menjëhershme në sistemin penitenciar. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz