BallinaLajmeMinistria e Infrastrukturës nënshkruan kontratë mbi 35 milionë euro për mirëmbajtjen e...

Ministria e Infrastrukturës nënshkruan kontratë mbi 35 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve në Kosovë

Të ngjajshme

Ministria e Infrastrukturës e Kosovës ka publikuar njoftimin për nënshkrimin e kontratës milionëshe që ka të bëjë me mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale në të gjithë territorin e Kosovës për tre vitet e ardhshme.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare të prokurimit publik, vlera e parashikuar e kësaj kontrate arrin në 35 milionë e 500 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për një kontratë të kategorisë së shërbimeve, e cila përfshin mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit veror dhe dimëror, me fokus në funksionalizimin dhe sigurinë e infrastrukturës rrugore në nivel vendi.

Procedura e prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur, në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.

Në dokumentin e publikuar thuhet se njoftimi për nënshkrimin e kontratës është bërë më 19 maj 2026, ndërsa kontrata lidhet me angazhimet për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale për një periudhë trevjeçare.

Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve konsiderohet një nga kontratat më të mëdha infrastrukturore, pasi përfshin pastrimin, sinjalizimin dhe intervenimet e nevojshme për qarkullim më të sigurt të qytetarëve gjatë gjithë vitit. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz