Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar takim me kryesuesin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka vlerësuar rolin e KQZ-së në garantimin e integritetit dhe transparencës së proceseve zgjedhore në Kosovë.
Ai tha se gjatë takimit me Radoniqin ishte inkurajuese të dëgjonte për përmirësimin dhe forcimin e mëtejmë të procedurave të KQZ-së në prag të zgjedhjeve nacionale.
Sipas ambasadorit britanik, bashkëpunimi ndërmjet Britanisë dhe KQZ-së ka qenë i ngushtë, veçanërisht në aspektin e sigurisë kibernetike dhe menaxhimit të procesit të numërimit dhe publikimit të rezultateve zgjedhore.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Britania kanë zhvilluar një marrëdhënie të ngushtë në bashkëpunimin tonë të suksesshëm kibernetik për të siguruar ecurinë efektive të tabulimit të votave dhe publikimit të softuerit në zgjedhjet e fundit komunale dhe nacionale”, ka deklaruar Hargreaves.
Ai ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e Britanisë për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës edhe për zgjedhjet nacionale të 7 qershorit. /Lajmi.net/