BallinaLajmeNë Ditën e Mjekut Familjar, Rama nderon profesionistët shëndetësorë me mirënjohje

Në Ditën e Mjekut Familjar, Rama nderon profesionistët shëndetësorë me mirënjohje

Të ngjajshme

Rama ndan mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar...

Arrestohet djali i themeluesit të “Mango”, dyshohet për vrasjen e babait të tij

Jonathan Antic, djali i themeluesit të kompanisë së modës...

Biletat për Finalen e Kupës së Kosovës 2026 janë tashmë në shitje!

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë tifozët...

Vesa Vllasaliu publikon portretin e ëmbël të vajzës së saj

Vesa Vllasaliu ka ndarë me ndjekësit një moment të...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar rolin e mjekëve familjarë në Ditën Botërore të Mjekut Familjar, duke i cilësuar ata si pikën e parë të kujdesit dhe mbështetjes për qytetarët.

Përmes një aktiviteti të organizuar së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Bujar Gashi, janë ndarë mirënjohje për mjekët dhe profesionistët e kujdesit parësor shëndetësor në Kryeqytet.

“Mjeku familjar është shtylla e parë e kujdesit për qytetarët, aty ku nis besimi, përkushtimi dhe mbështetja për shëndetin e secilit”, ka deklaruar Rama.

Ai ka theksuar se këto mirënjohje janë shenjë falënderimi për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të personelit shëndetësor ndaj qytetarëve.

Sipas Ramës, Komuna e Prishtinës do të vazhdojë angazhimin për forcimin e shërbimeve shëndetësore, përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen për profesionistët që kujdesen për shëndetin publik,

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz