Hull City është duke u përgatitur për ndeshjen finale të play-offit të Championshipit, ku aktualisht kundërshtar në letër është Southamptoni. Megjithatë, situata mund të marrë një kthesë dramatike vetëm pak çaste para finales.
Sipas raportimeve, Southamptoni është akuzuar për spiunazh para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Middlesbrough FC, një veprim që bie ndesh me rregulloret e FA-së dhe EFL-së, shkruan Indeksonline
EFL-ja tashmë ka ngritur akuza zyrtare ndaj klubit për incidentin që lidhet me qendrën stërvitore të Middlesbroughit, ndërsa vendimi final ende nuk është marrë. Rasti ka shkaktuar reagime të mëdha në opinionin sportiv anglez, sidomos për faktin se finalja e play-offit është një nga ndeshjet më të rëndësishme financiarisht në futboll.
Në rast se Southamptoni shpallet fajtor dhe përjashtohet nga finalja, atëherë vendin e tij do ta zinte Middlesbrough-u.
Ndërkohë, mijëra bileta tashmë janë shitur dhe interesi për ndeshjen mbetet jashtëzakonisht i madh, teksa pritet me ankth vendimi përfundimtar i autoriteteve sportive./Indeksonline/