BallinaLajmeCakolli: Gazetaria politike nuk duhet të jetë rehati për pushtetin

Cakolli: Gazetaria politike nuk duhet të jetë rehati për pushtetin

Të ngjajshme

Sami Lushtaku thotë se neser do të bëjë padi ndaj Kurtit: Po vazhdon me shpifje

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka paralajmëruar padi ndaj...

Plagoset polici shqiptar, i dyshuari ia mori armën gjatë shoqërimit në stacion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme...

Enzo Maresca do të jetë pasardhësi i Guardiolës te City

Enzo Maresca tashmë ka arritur marrëveshje për të pasuar...

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Bitcoin dhe eteri ranë pasi presidenti amerikan i tha...

Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo, qëndroj pas asaj që kam deklaruar

Murat Jashari ka demantuar deklaratën e kryeministrit në detyrë...

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ndaj mënyrës se si po zhvillohen intervistat politike në Kosovë, duke vlerësuar një intervistë të fundit me Kryeministrin si shembull të gazetarisë profesionale dhe kritike.

Përmes një postimi publik, Cakolli tha se një intervistë serioze me Kryeministrin duhet të jetë standard bazë i gazetarisë dhe jo përjashtim. Ai theksoi se roli i gazetarit është të mbajë nivelin profesional, të insistojë në përgjigje dhe të sfidojë deklaratat e pushtetit, pa u shndërruar në zëdhënës të të intervistuarit.

“Kjo intervistë po na kujton sa shumë është ulë pragu i gazetarisë politike këto kohët e fundit”, u shpreh ai, duke kritikuar një pjesë të mediave ku, sipas tij, politikanët ndihen tepër komodë gjatë paraqitjeve televizive.

Sipas Cakollit, mungesa e pyetjeve këmbëngulëse dhe trajtimi i butë ndaj zyrtarëve publikë kanë ndikuar në dobësimin e standardeve të debatit politik dhe llogaridhënies publike në media.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz