BallinaLajmeShqipëri: 45-vjeçari plagos me armë zjarri efektivin gjatë transportimit me patrullë

Shqipëri: 45-vjeçari plagos me armë zjarri efektivin gjatë transportimit me patrullë

Të ngjajshme

Plagoset polici shqiptar, i dyshuari ia mori armën gjatë shoqërimit në stacion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme...

Enzo Maresca do të jetë pasardhësi i Guardiolës te City

Enzo Maresca tashmë ka arritur marrëveshje për të pasuar...

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Bitcoin dhe eteri ranë pasi presidenti amerikan i tha...

Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo, qëndroj pas asaj që kam deklaruar

Murat Jashari ka demantuar deklaratën e kryeministrit në detyrë...

Simone Inzaghi pritet të largohet nga Al-Hilali, pas vetëm një sezoni

Simone Inzaghi pritet të largohet nga Al-Hilali pas vetëm...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në dalje të fshatit Kutalli, në bashkinë Dimal, ku një efektiv policie ka mbetur i plagosur me armën e tij të shërbimit nga një person i shoqëruar nga policia, raporton A2CNN. 

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi 45-vjeçar Zamir Skënderi, person me precedentë të mëparshëm penalë, ishte konfliktuar mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier dhe më pas ishte shoqëruar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Mësohet se DVP Fier i kishte kërkuar Komisariatit të Policisë Kuçovë të dërgonte një patrullë për marrjen dhe transportimin e tij.

Gjatë kthimit, në aksin nacional Fier–Dimal, pranë daljes së fshatit Kutalli, 45-vjeçari, i cili ndodhej në sediljen e pasme të automjetit të policisë së bashku me efektivin 20-vjeçar Arsen Toska, ka arritur t’i marrë armën e shërbimit policit dhe ta qëllojë atë në kofshë.

Pas incidentit, Zamir Skënderi ka tentuar të largohet, por është neutralizuar dhe arrestuar nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në automjet.

Ndërkohë, polici i plagosur është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie nga DVP Berat, si edhe inspektorë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz