BallinaLajmeUran Ismaili: Albin Kurti nuk e njeh Drenicën, ish-ushtarët e UÇK-së i...

Uran Ismaili: Albin Kurti nuk e njeh Drenicën, ish-ushtarët e UÇK-së i kanë pritur policët e njesisë speciale në mënyrën më të mirë

Të ngjajshme

Plagoset polici shqiptar, i dyshuari ia mori armën gjatë shoqërimit në stacion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme...

Enzo Maresca do të jetë pasardhësi i Guardiolës te City

Enzo Maresca tashmë ka arritur marrëveshje për të pasuar...

​Bitcoin bie nën 77,000 dollarë

Bitcoin dhe eteri ranë pasi presidenti amerikan i tha...

Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo, qëndroj pas asaj që kam deklaruar

Murat Jashari ka demantuar deklaratën e kryeministrit në detyrë...

Simone Inzaghi pritet të largohet nga Al-Hilali, pas vetëm një sezoni

Simone Inzaghi pritet të largohet nga Al-Hilali pas vetëm...

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Uran Ismaili, ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në Skenderaj dhe dërgimin e njësive speciale, duke e cilësuar këtë veprim si qasje autoritare nga kryeministri në detyrë dhe operacion politik.

Sipas Ismailit, dërgimi i njësisë speciale në Skenderaj nuk ka qenë në përputhje me situatën në terren, pasi, sipas tij, bëhej fjalë për një incident të izoluar dhe jo për një situatë të vazhdueshme dhune.

“Me u përdor njësia speciale, me u dërgu në Skenderaj, me e rrethu Skenderajn deri në orën 2 të natës, është pikërisht tendencë e një sistemi autoritar, sepse aty nuk ka pasur dhunë të vazhdueshme. Ka pasur një incident”, tha Ismaili.

Ai shtoi se, sipas bindjes së tij, e gjithë situata kishte prapavijë politike.

“Për mua ka qenë 100 për qind operacion politik”, u shpreh ai.

Ismaili tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk e njeh Drenicën dhe Skenderajn, duke shtuar se shumë nga qytetarët që kishin dalë atë ditë kishin treguar respekt ndaj Policisë së Kosovës.

“Zoti Kurti nuk e njeh Drenicën, nuk e njeh Skenderajn. Ai nuk e di që shumica e atyre njerëzve që kanë dalë atë ditë kanë qenë njerëz, shumë prej tyre ish-ushtarë që kanë rrezikuar jetën e tyre dhe, kur e kanë parë Policinë e Kosovës, i kanë pritur me ujë dhe i kanë pritur si është më së miri, sepse ata nuk kanë dalë kundër shtetit të Kosovës”, tha Ismaili.

Ai shtoi se me këtë veprim është tentuar të krijohet perceptimi se në Drenicë po sfidohet shteti, gjë që sipas tij nuk qëndron dhe tregon mungesë njohjeje për këtë rajon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz