BallinaSportE madhe kjo, Al-Khelaifi uron Dritën për fitimin e titullit

E madhe kjo, Al-Khelaifi uron Dritën për fitimin e titullit

Të ngjajshme

Drita ka arritur të fitojë titullin e kampionit në Kosovë.

“Intelektualët”, e vazhduan dominimin nga sezoni i kaluar duke treguar dhe njëherë forcën e tyre në Superligë.

Një urim i veçantë erdhi nga presidenti i PSG-së dhe njëkohësisht i ECA-së, Nasser Al-Khelaifi.

Në letrën e siguruar nga “Radio Star”, Al-Khelaifi përgëzoi presidentin e Dritës, Valon Murseli rreth fitimit të titullit kampion.

“Në emër të “European Football Clubs”, desha t’ju përgëzoj juve dhe të gjithëve te Drita në fitimin e Superligës së Kosovës.

Fitimi i titullit për herën e pestë dhe sezonin e dytë radhazi është një arritje e madhe dhe pasqyron punën e palodhshme dhe përkushtimin e të gjithëve në klub. Ju uroj shumë fat sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e Al-Khelaifit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz