BallinaSportMaldini pritet të kthehet në futboll, por në një klub tjetër

Maldini pritet të kthehet në futboll, por në një klub tjetër

Të ngjajshme

Protesta e studentëve në Shkup, Spahiu: Fajtor për këtë situatë janë vetë shqiptarët!

Politologu Nexhmedin Spahiu ka komentuar protestën e studentëve shqiptarë...

Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqiptarë dhe një maqedonas

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar...

Mourinho e do yllin e Romës te Real Madridi

José Mourinho pritet të rikthehet te Real Madridi pas...

A janë këto zgjedhjet e fundit për sivjet? Kurti: Nuk mund ta dimë, besoj se po…

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është pyetur në “Interaktiv”...

Paolo Maldini mund të rikthehet përsëri në rolin e tij si drejtor sportiv.

Mirëpo italiani nuk do të kthehet te klubi i tij i zemrës, Milani por në Turqi te skuadra e Fenerbahçes.

Maldini shihet si një figurë me eksperiencë dhe reputacion të lartë ndërkombëtar, pas punës së bërë te Milani. Sipas raportimeve, ish-kapiteni kuqezi ka propozuar që në pankinën e Fenerbahçes të ulet një trajner italian.

Mes emrave të përmendur janë Antonio Conte dhe Stefano Pioli. Conte mbetet një alternativë e komplikuar, pasi emri i tij lidhet edhe me kombëtaren italiane në rast ndryshimesh në federatë.

Maldini, ishte njeriu kryesor që shpëtoi Milanin duke bërë blerje të mëdha si Theo Hernandez, Mike Maignan, Rafael Leao, Olivier Giroud dhe Pierre Kalulu, blerje këto të cilat i ndihmuan të fitojnë titullin e Serie A-së në vitin 2022./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz