BallinaLajmeMergim Lushtaku i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut: Në çfarë forme e futi gazin...

Mergim Lushtaku i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut: Në çfarë forme e futi gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016?

Të ngjajshme

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku i është kundërpërgjigjur u.d së Presidentes, Albulena Haxhiut.

Kjo e fundit në një intervistë së fundmi sulmoi babain e Mergimit, që njëkohësisht është edhe kryetar i Skenderajt, Sami Lushtaku, transmeton lajmi.net.
“Edhe Albulena Haxhiut i paska ardhur rendi të flasë për Sami Lushtakun. Kam vetëm një pyetje për të: në çfarë forme e futi gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016? Qytetarët meritojnë ta dinë se si u organizua ai akt që e turpëroi institucionin më të lartë të shtetit.”, u shpreh ai ndër të tjera në postimin e bërë.
Postimi i plotë:
Edhe Albulena Haxhiut i paska ardhur rendi të flasë për Sami Lushtakun.
Kam vetëm një pyetje për të: në çfarë forme e futi gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016?
Qytetarët meritojnë ta dinë se si u organizua ai akt që e turpëroi institucionin më të lartë të shtetit.
Sa i përket bashkëshortit të saj, Alban Krasniqit, ai vazhdimisht ka nxitur gjuhë urrejtjeje dhe përçarje politike.
Ngjarja tragjike e janarit të vitit 2011, ku persona të maskuar nga familja e tij u përfshinë në vrasjen e Skender Limajt dhe plagosjen e Azem Limajt dhe Ilir Limajt për motive politike, mbetet një plagë e rëndë për opinionin publik dhe për vetë demokracinë në Kosovë.
Kur njerëz me një të kaluar të tillë tentojnë të paraqiten si moralizues, kjo është shqetësuese.
Kosovës i duhet qetësi, përgjegjësi dhe gjuhë bashkimi, e jo urrejtje, përçarje dhe standarde të dyfishta./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz