Kandidatja për presidente Vjosa Osmani, ka reaguar pasi LDK në zgjedhjet e 7 qershorit do ta ketë numrin 113.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova fiton vetëm kur ecim bashkë, me respekt për njëri-tjetrin, me unitet dhe me besim tek njëri-tjetri.
Sipas saj, asnjë flamur nuk valon më fort sesa një popull i bashkuar.
Postimi i saj i plotë:
Kosova fiton vetëm kur ecim bashkë, me respekt për njëri-tjetrin, me unitet dhe me besim tek njëri-tjetri. Sepse asnjë popull nuk dobësohet më shumë nga armiku sesa kur përçahet nga brenda.
Prandaj, bashkohuni!
Bashkohuni rreth politikës që afron njerëzit, që ndërton dhe që lë trashëgimi për brezat që vijnë.
Bashkohuni kundër politikës që përçan, që nxit urrejtje e dhunë.
Sepse asnjë flamur nuk valon më fort sesa një popull i bashkuar!
