Me numrin 125, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ky numër do t’i prijë listës së PDK-së në fletëvotime, bashkë me 110 kandidatët e partisë, shkruan IndeksOnline.
Këtë numër, PDK-ja e përshkroi si zgjedhje për ata që ende besojnë se Kosova bëhet me urtësi.
“125 – për të gjithë ata që ende besojnë se Kosova bëhet me urtësi, me punë e dinjitet; për ta kthyer vendin te serioziteti dhe besimi!” shkroi Partia Demokratike e Kosovës.