Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në Skenderaj, duke akuzuar drejtpërdrejt Lëvizja Vetëvendosje për krijimin e një klime të tensionuar dhe përçarëse në vend.
Përmes një postimi në facebook, Gruda ka deklaruar se ngjarja në Skenderaj nuk është rastësi, por është pasojë direkte e një politike të ndërtuar prej vitesh mbi gjuhën e urrejtjes, linçimet publike dhe provokimet politike.
“Ngjarja në Skenderaj nuk është rastësi. Ajo është pasojë direkte e një klime të helmuese që është ndërtuar me vite të tëra nga partia në pushtet përmes gjuhës së urrejtjes, linçimeve publike, fyerjeve dhe provokimeve më të ulëta.
Me vite me radhë kjo ka qenë politikë partiake e LVV-së, sot, fatkeqësisht, është shndërruar në politikë shtetërore.Kur urrejtja kultivohet çdo ditë, kur kundërshtari trajtohet si armik, kur baltoset çdo vlerë kombëtare, institucionale e njerëzore, atëherë tensioni dhe përplasja bëhen të pashmangshme. Ky është një investim i rrezikshëm kundër Kosovës, kundër demokracisë dhe kundër të ardhmes sonë.Një Kosovë e përçarë, e tensionuar dhe e mbushur me urrejtje është vetëm në interes të Serbisë.
Dhuna nuk duhet të ketë vend në politikë, asnjëherë. Por nuk mund të barazohet një reagim i çastit me një strategji të ndërtuar prej vitesh për të nxitur përçarje, konflikt dhe degradim të jetës publike në Kosovë”, ka shkruar Gruda./IndeksOnline/