Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinaku, i cili i është rikthyer sërish garës për deputet, gjatë vizitës së tij në Dragash ka takuar miq, shokë dhe mbështetës të shumtë të subjektit politik.
Klinaku tha se qytetarët e Dragashit kanë shprehur entuziazëm dhe përkrahje për punën e Qeverisë Kurti, duke veçuar vendimet për mbylljen e komunave paralele dhe ndalimin e veprimtarisë së bankave ilegale.
“Sot ishim në Dragash, ku takuam miq, shokë dhe mbështetës. Ata ishin të entuziazmuar me punën e Qeverisë Kurti për mbylljen e komunës paralele dhe mbylljen e Komercialna Banka. Kjo dëshmon për entuziazmin e tyre dhe gatishmërinë që të jenë me ne dhe në zgjedhjet e 7 qershorit”, ka thënë ai.