BallinaBotëNiset grupi i parë për në haxh, kaq është numri i besimtarëve...

Niset grupi i parë për në haxh, kaq është numri i besimtarëve që morën rrugën drejt Mekës

Të ngjajshme

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë

Shqipëria po përgatitet për t’u angazhuar në Rripin e...

Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut

Djali i Sami Lushtakut,  Mërgim Lushtaku ka sqaruar se...

Matthijs de Ligt jep lajmin e hidhur

Matthijs de Ligt i është nënshtruar sot një operacioni...

Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer obligimin e haxhit.

Sipas Bashkësisë Islame të Kosovës, 231 besimtarë nga komuna e Prishtinës morën rrugën drejt Mekës, ndërsa Aeroporti “Adem Jashari” u mbush me emocione, lutje dhe përqafime mes besimtarëve dhe familjarëve të tyre.

Për shumë besimtarë, kjo është hera e parë që po nisen për haxh, një udhëtim që, siç thanë, e kanë pritur prej vitesh. Mes emocionesh dhe lotësh gëzimi, ata u shprehën të lumtur që po u jepet mundësia ta vizitojnë Qabenë dhe ta kryejnë një nga obligimet më madhore të fesë islame.

Për t’i përcjellë besimtarët, në aeroport ishte i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili u uroi rrugë të mbarë, shëndet dhe haxh të pranuar, duke kërkuar që në lutjet e tyre t’i kujtojnë familjet dhe vendin.

Ndërkaq, nga Drejtoria e Haxhit dhe Umres, u bë e ditur se të gjitha përgatitjet dhe organizimi i udhëtimit kanë shkuar sipas planifikimeve dhe pa pengesa.

Këtë vit, nga Kosova do ta kryejnë obligimin e haxhit gjithsej 1576 besimtarë, të cilët do të udhëtojnë në grupe drejt vendeve të shenjta gjatë ditëve në vijim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz